29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kontroll i befasishëm në burgje,gjendet lëndë narkotike dhe sende të ndaluara në qeli

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një kontroll të befasishëm në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale, në zbatim të urdhrit të drejtorit të përgjithshëm, Adriatik Kupi.

Operacioni është realizuar nën drejtimin e Drejtorisë së Policisë së Burgjeve, ku Forcat Operacionale dhe ato Speciale kanë ushtruar kontrolle në 38 dhoma banimi dhe në ambientet e përbashkëta të institucionit.

Gjatë verifikimeve, në dhomën nr. 9 të Godinës 1, ku qëndronin dy të dënuar me inicialet R.M. dhe E.H., është konstatuar një cigare e dëmtuar e hedhur në lavaman, e dyshuar si lëndë narkotike. Të dënuarit janë veçuar menjëherë dhe është mbajtur raport incidenti, ndërsa rasti është marrë në shqyrtim edhe nga strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje.

Po ashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar sende të ndaluara, përfshirë edhe dy televizorë që janë marrë për rikontroll, si dhe objekte të tjera që nuk lejohen në ambientet e burgut.

Drejtoria e Burgjeve bën me dije se kontrolle të tilla do të vijojnë në mënyrë të rregullt në të gjitha institucionet penitenciare, me synim forcimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...