23.5 C
Tiranë
Sunday, April 26, 2026
spot_img

Kontroll i befasishëm në burgje,gjendet lëndë narkotike dhe sende të ndaluara në qeli

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një kontroll të befasishëm në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale, në zbatim të urdhrit të drejtorit të përgjithshëm, Adriatik Kupi.

Operacioni është realizuar nën drejtimin e Drejtorisë së Policisë së Burgjeve, ku Forcat Operacionale dhe ato Speciale kanë ushtruar kontrolle në 38 dhoma banimi dhe në ambientet e përbashkëta të institucionit.

Gjatë verifikimeve, në dhomën nr. 9 të Godinës 1, ku qëndronin dy të dënuar me inicialet R.M. dhe E.H., është konstatuar një cigare e dëmtuar e hedhur në lavaman, e dyshuar si lëndë narkotike. Të dënuarit janë veçuar menjëherë dhe është mbajtur raport incidenti, ndërsa rasti është marrë në shqyrtim edhe nga strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje.

Po ashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar sende të ndaluara, përfshirë edhe dy televizorë që janë marrë për rikontroll, si dhe objekte të tjera që nuk lejohen në ambientet e burgut.

Drejtoria e Burgjeve bën me dije se kontrolle të tilla do të vijojnë në mënyrë të rregullt në të gjitha institucionet penitenciare, me synim forcimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama prezanton skemën e re për bizneset: kredi të lehtësuara dhe...

0
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një program të ri qeveritar për mbështetjen e sipërmarrjes, të quajtur “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, gjatë podcastit “Flasim”. Nisma, që po...

“Fati i Lojërave” godet në Kavajë: 16 makina lojërash të sekuestruara, dy persona në...

0
Policia e Shtetit ka vijuar operacionin e koduar “Fati i Lojërave”, duke goditur aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Kavajë. Gjatë...

Tenderat milionësh në Shëndetësi, SPAK “zbërthen” skemën: akuza për korrupsion dhe prapaskena me kompani...

0
SPAK ka intensifikuar hetimet për procedimin penal nr. 17, që lidhet me dy tendera të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë, ku dyshohet për një...

Rama për vizitat në Abu Dabi dhe Greqi: Marrëdhënie në rritje dhe fokus te...

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vizitat e tij të fundit në Abu Dhabi dhe Greece gjatë podcastit “Flasim”, duke i cilësuar si ndalesa të...

Dorian Teliti kritikon qeverinë: Krizat po drejtojnë ekonominë, mungojnë masat konkrete

0
Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka reaguar në rrjetet sociale duke ngritur kritika ndaj qeverisë për mënyrën e menaxhimit të...