30.7 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Trump lidh të shtënat në Washington me sallën e re të Shtëpisë së Bardhë: ‘Nuk do të ndodhnin nëse do të ishte përfunduar’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar pas incidentit me të shtëna gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve, duke e lidhur ngjarjen me ndërtimin e një salle të re ballo në Shtëpinë e Bardhë.

Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump ka deklaruar se ngjarja nuk do të kishte ndodhur nëse salla në ndërtim do të ishte përfunduar dhe do të ishte funksionale, duke theksuar se ajo do të ketë standarde të larta sigurie.

“Ky incident nuk do të kishte ndodhur nëse do të ekzistonte salla e ballove tepër sekrete, e nivelit ushtarak,” ka shkruar ai, duke shtuar se projekti është brenda buxhetit dhe përpara afateve.

Presidenti amerikan ka kritikuar gjithashtu padinë ndaj projektit, duke e cilësuar “qesharake” dhe të ngritur nga një person pa bazë ligjore për të paditur.

Ndërkohë, autoritetet amerikane po vijojnë hetimet për incidentin me armë zjarri që shkaktoi panik mes të pranishmëve në aktivitet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...