9.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Dhërmi/ Tentuan të vjedhin “Land Rover”, arrestohen 25-vjeçari dhe 17-vjeçarja: nuk iu bindën Policisë

Një tentativë për vjedhjen e një automjeti është parandaluar nga Policia në Dhërmi, ndërsa në pranga kanë rënë një 25-vjeçar dhe një 17-vjeçare, të dyshuar si bashkëpunëtorë.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë reaguan menjëherë pas marrjes së informacionit për vjedhjen e një automjeti tip “Land Rover”, duke bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e tij në kohë.

Gjatë ndërhyrjes, drejtuesja e automjetit nuk iu bind urdhrave të Policisë dhe, në përpjekje për t’u larguar, shkaktoi dëmtime në mjetin e vjedhur.

Nga hetimet rezulton se 25-vjeçari është arrestuar për veprat penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”, “Mosbindje ndaj urdhrit të Policisë” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. Ndërsa 17-vjeçarja akuzohet për “Vjedhje e mbetur në tentativë”, “Drejtim të parregullt të mjetit”, “Shkatërrim të pronës” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të Policisë”.

Sipas Policisë, dy të rinjtë kishin shkuar në Dhërmi me një automjet tip “Benz”, fillimisht me qëllim blerjen e mjetit. Duke përfituar nga mungesa e pronarit, 17-vjeçarja e kishte marrë automjetin pa leje dhe ishte larguar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy automjetet, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia e superjahtit “Bayesian”/ Hetimet hedhin dyshime për neglizhencë, jo për motin

0
Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e superjahtit “Bayesian” në brigjet e Siçili, ku humbën jetën shtatë persona, mes tyre miliarderi britanik i...

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me...

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra”...

0
Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8,...

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

0
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat...

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i...

0
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën...