30.9 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

“E përplasi teksa kalonte rrugën”/ Aksident fatal në Pogradec, humb jetën 80-vjeçari, arrestohet 24-vjeçarja

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të premte në zonën e Udenisht, në Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar nga një 24-vjeçare ka përplasur një këmbësor rreth 80 vjeç. I moshuari është transportuar fillimisht në spitalin e Pogradec dhe më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ka ndërruar jetë disa orë më vonë si pasojë e plagëve të marra.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur më 1 maj 2026, rreth orës 14:15, në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”, pranë fshatit Udenisht. Automjeti me drejtuese shtetasen E. S., 24 vjeçe, dyshohet se ka përplasur këmbësorin 80-vjeçar, banues në këtë zonë.

Sipas burimeve nga grupi i ekspertëve të qarkullimit rrugor, drejtuesja e mjetit po udhëtonte nga Qafë Thana në drejtim të Pogradec, ndërsa i moshuari ka tentuar të kalojë rrugën në momentin e përplasjes.

Policia ka arrestuar në flagrancë 24-vjeçaren për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...