Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Gimbo, ka folur për marrëdhënien e tij me Selin Bollatin dhe një takim të rëndësishëm familjar mes tyre.
I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ai ka zbuluar se Selina është takuar me mamanë e tij, një moment që sipas tij ka shkuar shumë mirë.
“Çika është duke u bërë gati (qesh). Selinës i kam treguar që do të të dërgoj, e kishim një takim shumë të mirë, u kënaqëm. Ishalla kështu vazhdon”, është shprehur Gimbo.
Çifti, i cili nisi romancën gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP 5”, ka vijuar lidhjen edhe pas përfundimit të formatit, ndërsa duket se raporti i tyre po ecën në një drejtim më serioz.






