26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

‘Një fundjavë si kauboj’/ Sydney Sweeney dhe Scooter Braun konfirmojnë lidhjen, romancë serioze mes tyre

Sydney Sweeney dhe Scooter Braun kanë bërë publike lidhjen e tyre, duke ndarë për herë të parë momente së bashku në rrjete sociale.

Aktorja 28-vjeçare, e njohur për rolin në serialin “Euphoria”, postoi në Instagram një seri fotosh nga festivali muzikor Stagecoach, ku shihet krah Braun. Në përshkrimin e imazheve ajo shkroi: “një fundjavë si kauboj”.

Edhe Scooter Braun, 44 vjeç, ka ndarë më herët një foto bardhë e zi me aktoren në rrjetet sociale, duke shtuar sinjale për lidhjen e tyre.

Sipas raportimeve, dyshja dyshohet se është afruar gjatë një eventi në Itali në shtator 2025, në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez. Më pas ata janë parë disa herë bashkë, përfshirë edhe në një galeri arti, ku thuhet se janë shfaqur të afërt.

Një burim pranë çiftit ka deklaruar se marrëdhënia mes tyre është serioze dhe e qëndrueshme, duke theksuar se ata janë tashmë në një lidhje të përkushtuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...