9.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

‘Tigra letre’/ Khamenei sulmon SHBA-në: prania e tyre sjell pasiguri në Lindjen e Mesme

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka lëshuar një mesazh të ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara, në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes Teheranit dhe Uashingtonit dhe ndërsa mbetet e paqartë perspektiva për një marrëveshje të re mes palëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Khamenei i ka cilësuar Shtetet e Bashkuara si “tigra letre”, duke pretenduar se ato nuk janë në gjendje të mbrojnë as bazat e tyre ushtarake dhe duke vënë në dyshim aftësinë e tyre për të garantuar sigurinë e aleatëve në rajon.

Sipas mediave ndërkombëtare, deklarata e tij ka ardhur pas një mesazhi të mëhershëm të drejtuar SHBA-së me rastin e Ditës Kombëtare të Gjirit Persik, ku ai ka folur për një “kapitull të ri” në rajon dhe për rolin e Iranit në sigurimin e stabilitetit në zonën e Gjirit Persik dhe Ngushticës së Hormuzit.

Khamenei ka theksuar gjithashtu se prania amerikane është, sipas tij, një nga shkaqet kryesore të pasigurisë në Lindjen e Mesme, duke shtuar se stabiliteti mund të arrihet vetëm me largimin e tyre nga rajoni.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia e superjahtit “Bayesian”/ Hetimet hedhin dyshime për neglizhencë, jo për motin

0
Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e superjahtit “Bayesian” në brigjet e Siçili, ku humbën jetën shtatë persona, mes tyre miliarderi britanik i...

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me...

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra”...

0
Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8,...

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

0
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat...

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i...

0
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën...