Edward Juul Rod-Larsen, 25 vjeç, është gjetur i vdekur në Oslo, në një periudhë kur po zhvillohen hetime mbi kontaktet e dyshuara të familjes së tij me Jeffrey Epstein.
Sipas raportimeve ndërkombëtare, autoritetet norvegjeze në bashkëpunim me policinë franceze po hetojnë aktivitetet e prindërve të tij, Terje Rod-Larsen dhe Mona Juul, të dy diplomatë të njohur, pas pretendimeve për lidhje me rrethin e Epstein.
Hetimet janë intensifikuar pasi në dokumente të publikuara më herët është përmendur një dispozitë e pretenduar në testamentin e Epstein, ku dyshohet se janë lënë rreth 10 milionë dollarë për Edward Rod-Larsen dhe motrën e tij binjake. Familja ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë shumë dhe se është vënë në dijeni të këtyre pretendimeve vetëm përmes mediave.
Avokatët e familjes kanë konfirmuar vdekjen e të riut 25-vjeçar, duke theksuar se ai nuk ka qenë i përfshirë në asnjë procedim penal.
Ndërkohë, autoritetet norvegjeze po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat, përfshirë edhe dyshimet për korrupsion dhe bashkëpunim të mundshëm, të cilat familja i ka mohuar kategorikisht.






