30.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

‘Dashuria e parë në 19 vjeç më ka mbetur në mendje’/ Spartak Ngjela rrëfen jetën personale dhe arsyen pse nuk pati fëmijë

Avokati Spartak Ngjela ka ndarë detaje nga jeta e tij personale gjatë një interviste në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulo.

Ngjela u shpreh se dashuria e parë i ka ndodhur në moshën 19-vjeçare dhe, sipas tij, kjo ka qenë ndjenja e vetme e fortë emocionale që ka ruajtur ndër vite.

“Të jemi të qartë, në moshën 19-vjeçare jam dashuruar për herë të parë! Ato të tjerat janë shpërthime erotike, dashuri është ajo që të mban në mendim…”, u shpreh ai, duke shtuar se kjo është një ndjesi që, sipas tij, e përjeton më shumë burri.

I pyetur për faktin nëse i ka mbetur peng që nuk ka fëmijë, Ngjela tha se vendimi i tij lidhet me periudhën kur doli nga burgu në moshën 40-vjeçare dhe me frikën se nuk do të mund të ishte pranë një fëmije për një kohë të gjatë.

“Si mund ta bëja unë një fëmijë, kur do të isha të paktën 42 vjeç? Nga kjo moshë e lart ekziston rreziku që mund të vdesësh në çdo moment… Nuk doja të lija një fëmijë jetim”, tha ai.

Ngjela shtoi se kjo ka qenë një vendim i menduar si nga ana njerëzore, ashtu edhe nga përvoja e tij personale e jetës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...