32.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

‘Ata vranë burrin tim’/ Shqiptarja shpërthen pas ekzekutimit në SHBA: vuajti nga injeksioni vdekjeprurës

Tiana Krasniqi, 31 vjeç, me origjinë shqiptare, ka reaguar ashpër ndaj autoriteteve në Teksas pas ekzekutimit të bashkëshortit të saj, James Broadnax.

37-vjeçari u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun shtetëror në Huntsville, pasi ishte dënuar me vdekje për vrasjen e dy producentëve muzikorë në vitin 2008, në Garland.

Sipas prokurorëve, Broadnax dhe kushëriri i tij kishin qëlluar për vdekje dhe grabitur dy viktimat në një parking studioje regjistrimi. Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij u dënua me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht.

Gjatë momentit të ekzekutimit, në sallë ishin të pranishëm edhe familjarë të viktimave, ndërsa raportimet tregojnë se procesi u shoqërua me reagime emocionale nga të dyja palët.

Pas ngjarjes, Tiana Krasniqi reagoi në rrjetet sociale, duke ngritur akuza të forta për mënyrën e ekzekutimit.

“Ata vranë burrin tim. Burri im vuajti aq keq nga injeksioni vdekjeprurës saqë i doli gjak nga hunda dhe i doli mavijosje në qafë. Familjet qeshën ndërsa shikonin. A është kjo drejtësi?”, shkroi ajo.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se çifti ishte martuar vetëm pak ditë para ekzekutimit, në një ceremoni të zhvilluar brenda një burgu në Teksas.

Autoritetet amerikane nuk kanë komentuar publikisht mbi pretendimet e bëra nga bashkëshortja e të ekzekutuarit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...