25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i mbijetoi plagëve

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi.

Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën e Castelfiorentino, ku punëtori u godit nga mikseri i betonieres gjatë punës dhe mori plagë të rënda. Sipas raportimeve, edhe kamioni që ai drejtonte është përmbysur, duke rënduar më tej gjendjen e tij.

Menjëherë pas aksidentit, ai u transportua me helikopter drejt spitalit CTO Careggi, në gjendje kritike. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 3 ditë më pas ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Në vendngjarje ndërhynë shërbimet e emergjencës, zjarrfikësit dhe specialistët e sigurisë në punë, ndërsa i plagosuri u intubua në terren përpara transportimit urgjent.

Ndërkohë, karabinierët dhe autoritetet shëndetësore lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit në punë. Emri i viktimës nuk është bërë ende publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...