25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra” në Greqi

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”.

Sipas mediave greke, një shkallë mbi të cilën ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar ngjarjen është shembur papritur, duke shkaktuar plagosjen e disa personave.

Të paktën tre persona – një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra – kanë pësuar lëndime në gjymtyrë dhe janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Ndërkohë, disa përfaqësues të tjerë të medias kanë marrë dëmtime më të lehta dhe nuk kanë pasur nevojë për trajtim spitalor.

Raportimet tregojnë se rreth 10 deri në 15 persona ishin ngjitur në shkallë për të siguruar pamje më të mira, pas sugjerimit të organizatorëve të eventit, çka dyshohet se çoi në mbingarkesën dhe shembjen e saj.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi kushtet e sigurisë dhe organizimin e aktivitetit, ndërsa pritet një verifikim i plotë i rrethanave nga autoritetet përkatëse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...