24.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në rrjetin “RYDOX”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me 6 vite burg për veprën penale të mashtrimit kompjuterik.

Sipas hetimeve, Sokoli dyshohet se ka qenë i përfshirë në aktivitetin e një rrjeti të paligjshëm online të njohur si RYDOX, i cili operonte prej vitit 2016 dhe ofronte shërbime të paligjshme në fushën e spam-it dhe mashtrimeve dixhitale.

Hetimi i përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe FBI zbuloi se platforma promovonte forumin kriminal RaidForums, ku shiteshin të dhëna të vjedhura, mjete për shpërndarjen e tyre dhe udhëzime për përdorim.

Në kuadër të këtij operacioni, dy bashkëpunëtorë të dyshuar, Ardit dhe Jetmir Kutleshi, janë ekstraduar më herët drejt SHBA, ndërsa një tjetër person i përfshirë është proceduar në Shqipëri me gjykim të shkurtuar.

Nga të dhënat e hetimit rezulton se rrjeti kishte rreth 18 mijë përdorues dhe kryente transaksione virtuale përmes aktiviteteve të paligjshme.

Nga ana e tij, Sokoli ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk ka pasur akses në platformën “RYDOX” dhe se ka punuar vetëm në programim sipas kërkesave, pa pasur dijeni për aktivitetin kriminal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...