22.1 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Arrestohet shqiptari në Itali/ Kapet me 45 kg kokainë, pakot me logon “T&CO”

Autoritetet italiane kanë arrestuar një shtetas shqiptar, i cili u kap me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike gjatë një kontrolli në automjet.

Sipas mediave, në mjetin e tij u gjetën dhe u sekuestruan 45 kilogramë kokainë, të ndara në 40 blloqe nga 1 kilogram secila. Pakot ishin të mbështjella me celofan dhe mbanin logon “T&CO”, të lidhur me markën e njohur Tiffany & Co..

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi gjithashtu një automjet tjetër të regjistruar në emrin e të dyshuarit, rreth 1 kilogram kokainë shtesë dhe 10 mijë euro cash.

Burimet bëjnë me dije se që në momentin e ndalimit, i dyshuari ka shfaqur sjellje nervoze dhe ka dhënë shpjegime të paqarta për lëvizjet e tij, çka ngriti dyshimet e policisë.

Ky është sekuestrimi i dytë i rëndësishëm në një periudhë të shkurtër kohore përgjatë autostradave italiane, pasi në fund të marsit u kapën edhe 2 kilogramë kokainë pas një ndjekjeje që zgjati mbi 30 kilometra.

Shqiptari është arrestuar nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe pritet të përballet me drejtësinë në Itali.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...