Një 35-vjeçar nga Kurbini është paraqitur për mjekim në Spitali i Traumës, pasi ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, i riu ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa nuk bëhen ende të ditura rrethanat e plagosjes.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë.






