20.5 C
Tiranë
Saturday, May 2, 2026
spot_img

“Kurti lufton për pushtet, jo për shtet”/ Rama: kriza politike po e çon Kosovën drejt thellimit institucional

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për përgjegjësi në krizën politike që ka çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Në një intervistë për “Ekonomia Online”, Rama u shpreh se situata aktuale nuk është rezultat i funksionimit normal institucional, por i një përplasjeje për pushtet, duke deklaruar: “Kurti nuk kërkon të qeverisë, por lufton për pushtet”.

Deklaratat vijnë në një moment kur Kosova po përgatitet për zgjedhje të parakohshme më 7 qershor, pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ri brenda afateve kushtetuese.

Zgjedhjet zhvillohen në një klimë të tensionuar politike, ndërsa analistët paralajmërojnë për thellim të krizës institucionale, duke qenë se vendi ka hyrë në ciklin e tretë zgjedhor brenda rreth një viti e gjysmë.

Aktualisht, institucionet po funksionojnë me zgjidhje të përkohshme, ndërsa diskutimet politike janë përqendruar te përgjegjësia për bllokimin institucional dhe mënyra e daljes nga kriza.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Vlorë/ Gjendet i pajetë një person në kullën e vrojtimit në Plazhin...

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë, ku një person është gjetur pa shenja jete në një nga kullat e vrojtimit në zonën...

Bajamet: roli mbrojtës dhe problemet më të shpeshta që shkaktojnë

0
Bajamet janë struktura limfatike të vendosura në fyt, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit. Ato ndihmojnë në kapjen dhe...

“Rikthim në Westminster brenda javësh”/ Andy Burnham përgatit skenarin për sfidë politike ndaj lidershipit...

0
Kryetari i Bashkisë së Mançesterit të Madh, Andy Burnham, po përgatit një rikthim të mundshëm në Westminster brenda disa javësh, sipas aleatëve të tij,...

Salianji sulmon ashpër Berishën për drejtimin e PD: “Standard mizerabël, PD po trajtohet pa...

0
Ish-deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet në garën për drejtimin e partisë, duke kritikuar mënyrën se...

“500 kg ‘skunk’ drejt Turqisë”/ Kapje rekord në Porti i Igumenicës, arrestohet shoferi bullgar

0
Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar nga autoritetet greke gjatë një operacioni të koordinuar kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve në Porti i Igumenicës. Sipas...