35.2 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

Tragjedi në Ferizaj: humb jetën foshnja e porsalindur, nën hetim 20-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Ferizaj, ku një foshnjë e porsalindur ka humbur jetën vetëm pak orë pas lindjes në ambientet e emergjencës.

Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur më 5 maj, ku një 20-vjeçare dyshohet se ka lindur foshnjën në tualetin e emergjencës së një institucioni shëndetësor. Foshnja është gjetur në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor, foshnja nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë pak më vonë.

Autoritetet kanë nisur hetimet dhe ndaj 20-vjeçares rëndon akuza për “vrasje të foshnjës gjatë lindjes”. Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...