25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Janë shfaqur 8 vila luksoze pa zhurmë”/ Belind Këlliçi publikon foton satelitore nga zona pas TEG-ut: Cili zyrtar fshihet pas tyre?

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar në sallën e Kuvendit atë që e cilësoi si një skandal të ri me ndërtime luksoze në Tiranë.

Këlliçi ka shfaqur një foto satelitore ku, sipas tij, duken tetë vila luksoze të ndërtuara në zonën pas TEG, ndërsa ngriti dyshime mbi ligjshmërinë e tyre dhe personat që mund të fshihen pas investimit.

“Janë shfaqur 8 vila luksoze në Tiranë, pa zhurmë, në heshtje… Pyetjet lindin natyrshëm! Cili shef apo zyrtar banon aty? A është dhënë leje ndërtimi për këto vila? A është respektuar ligji? Bëni transparencë!”, deklaroi Belind Këlliçi gjatë denoncimit të tij.

Deputeti demokrat kërkoi transparencë nga institucionet përgjegjëse lidhur me procedurat e ndjekura për ndërtimin e vilave, ndërsa hodhi dyshime se projekti mund të jetë realizuar në mënyrë të fshehtë dhe në favor të zyrtarëve të lartë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...