33.1 C
Tiranë
Saturday, June 27, 2026

“Shenja asfiksie në trup”/ 36-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në Francë, arrestohet bashkëshorti me precedentë për dhunë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Besançon në Francë, ku një 36-vjeçare shqiptare u gjet pa shenja jete në banesën e saj. Policia franceze ka vënë në pranga bashkëshortin e saj 50-vjeçar, i cili dyshohet për përfshirje në ngjarje.

Sipas autoriteteve franceze, 50-vjeçari nuk ishte një emër i panjohur për policinë, pasi rezultonte me precedentë për dhunë në familje ndaj viktimës. Megjithatë, ndaj tij nuk kishte një urdhër ndalimi që ta pengonte të kontaktonte me bashkëshorten.

Mediat franceze raportojnë se ishte vetë 50-vjeçari ai që njoftoi shërbimet e urgjencës, i shoqëruar nga vajza e tij. Ai konsiderohet personi i fundit që ka parë gjallë 36-vjeçaren, ndërsa ka mohuar çdo përfshirje në vdekjen e saj.

Hetimet paraprake tregojnë se viktima kishte shenja të një sindrome asfiksie. Sipas prokurorisë së Besançon, kjo mund të jetë shkaktuar “ose nga marrja e medikamenteve, ose nga ndërhyrja e një personi të tretë”.

Prokuroria ka nisur hetim për “vrasje të bashkëshortit/bashkëshortes”, por hetuesit theksojnë se në këtë fazë ka ende pak prova që e konfirmojnë pistën e femicidit. Në apartament nuk janë konstatuar shenja përleshjeje, gjurmë gjaku apo dëmtime të dukshme në trupin e viktimës, përveç një shenje të vogël në qafë, e cila ende nuk konsiderohet përcaktuese.

Autopsia dhe analizat toksikologjike, që pritet të kryhen gjatë ditës së sotme, do të hedhin më shumë dritë mbi shkakun e vdekjes.

Çifti, me origjinë nga Kosova dhe Shqipëria, kishin disa fëmijë së bashku. Deri më tani autoritetet nuk kanë bërë publik identitetin e viktimës dhe as të bashkëshortit të arrestuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...