26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Rexhep Ismaili mori kallashnikovin gjatë sherrit”/ Policia zbardh dinamikën e vrasjes në Sarandë, në kërkim autori i dyshuar Lulzim Tabaku

Policia e Shtetit ka zbardhur detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Rexhep Ismaili, ngjarje që tronditi mbrëmjen e së enjtes Sarandë.

Në një deklaratë për mediat, drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, bëri të ditur se konflikti nisi në lokalin e viktimës pranë kryqëzimit të fshatit Gjashtë, ku disa persona u përfshinë fillimisht në përplasje fizike me sende të forta.

Sipas hetimeve paraprake, në lokal kishin mbërritur Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla. Ata janë afruar te tavolina ku ndodhej Tori Ruçi së bashku me viktimën dhe persona të tjerë.

Policia thotë se gjatë konfliktit Rexhep Ismaili ka marrë një armë automatike dhe ka qëlluar në drejtim të grupit, ndërsa më pas dyshohet se Lulzim Tabaku ka reaguar duke e qëlluar me pistoletë 66-vjeçarin, i cili humbi jetën në vendngjarje.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur në këmbë edhe Kostandin Vogli, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është shoqëruar nga policia për procedurat hetimore.

Pas krimit, të gjithë personat e përfshirë u larguan nga vendngjarja, ndërsa policia ngriti postblloqe dhe zhvilloi kontrolle intensive në disa zona të Sarandë dhe Delvinë.

Hetuesit dyshojnë se Hajredin Ismaili ka fshehur armën automatike të përdorur gjatë konfliktit, së bashku me një krehër me 21 fishekë. Arma u gjet më pas dhe u sekuestrua si provë materiale.

Uniformat blu sekuestruan gjithashtu një Audi Q8, fishekë, gëzhoja dhe prova të tjera që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në fshatin Nivicë u gjet edhe motomjeti me të cilin dyshohet se është larguar autori i krimit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, policia shpalli në kërkim Lulzim Tabaku për “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa pesë personat e tjerë për “Kanosje” dhe “Shkatërrim prone”. Ndaj Hajredin Ismaili nisi procedim penal për fshehje të armës së zjarrit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...