35.9 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

“Burg përjetë për atentatin ndaj Arjan Ndojës”/ SPAK jep pretencën për Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçen, ja dënimet që kërkohen

SPAK ka dhënë këtë të premte pretencën për Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, ngjarje ku humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Prokurori i SPAK-ut, Adnan Xholi, kërkoi burgim të përjetshëm për Plaurent Dervishaj, ndërsa për Julian Meçe u kërkua dënimi me 35 vite burg. Pretenca u paraqit në mungesë të dy të pandehurve.

Atentati ndodhi më 1 nëntor 2019 pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës. Në automjet ndodheshin Arjan Ndoja, Aleksandër Laho dhe Andi Maloku.

Sipas hetimeve, automjeti tip “Benz” me targë AA 333 ZD, në përdorim nga Ndoja, u qëllua me breshëri automatiku nga një tjetër makinë në ecje. Pas sulmit, automjeti doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan drejt spitalit me një mjet tjetër privat.

Andi Maloku, ish-punonjës policie dhe shofer i ish-prokurorit, ndërroi jetë një javë më vonë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Në atentat mbetën të plagosur edhe Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, ky i fundit një personazh i njohur për drejtësinë me precedentë penalë.

Pas ngjarjes, kryeministri Edi Rama e kishte përfshirë Ndojën në listën e personave që ai i cilësonte si pjesë e grupit “KÇK”, me referencë ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që sipas tij “e shfrytëzojnë pushtetin me moton ‘të kapim çfarë të kapim’”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...