26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Krim familjar trondit Piacenzën”/ 60-vjeçari telefonon policinë: “E vrava gruan time”, gjendet më pas pranë varrit të djalit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Piacenza, ku një 60-vjeçar me origjinë maqedonase dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij brenda banesës familjare.

Sipas mediave italiane, i dyshuari, Hako Vitanov, ka telefonuar vetë numrin e emergjencës 112 menjëherë pas krimit, duke deklaruar: “Ejani, kam vrarë gruan time”.

Pak më pas, ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe për disa orë ka qenë në arrati. Forcat e rendit dhe karabinierët mbërritën në apartamentin ku jetonte çifti, në katin e gjashtë të një pallati në periferi të Piacenza, ku gjetën të pajetë 56-vjeçaren Milena Vitanova.

Viktima u gjet e shtrirë në sallon, pranë divanit, në një pellg gjaku, ndërsa pranë trupit ishte edhe një thikë që dyshohet se është përdorur në krim. Hetimet paraprake tregojnë se ajo kishte shenja mbrojtjeje në duar, çka sugjeron se ka tentuar t’i rezistojë sulmit.

Pas rreth dy orësh kërkimesh, policia e gjeti të dyshuarin në zonën e varrezave monumentale të Piacenza, pranë varrit të djalit të tij të ndjerë. Sipas autoriteteve, Hako Vitanov kishte tentuar të vetëlëndohej, por u ndalua në kohë dhe u shoqërua në komisariat.

Çifti kishte katër fëmijë, dy prej të cilëve ishin larguar te një i afërm pak para ngjarjes tragjike. Banesa është sekuestruar nga autoritetet italiane, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të krimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...