25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Sakrifica ka qenë e llahtarshme”/ Mimoza Ahmeti rrëfen betejën 8-vjeçare për partnerin: “Në Europë mund të shërohet, por duhen para”

Poetja Mimoza Ahmeti vijon të jetë një nga personazhet më të komentuara në Ferma VIP, jo vetëm për debatet dhe karakterin e saj të drejtpërdrejtë, por edhe për rrëfimet personale që ka ndarë me banorët.

Gjatë një bisede me Zhakun dhe Kostanën, Moza foli sërish për partnerin e saj Leo dhe problemin shëndetësor me të cilin ai përballet prej vitesh. Ajo tregoi se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë, duke e cilësuar sakrificën e saj si “të llahtarshme”.

“Unë kam punuar shumë. Kjo sakrifica me këtë që mbaj 8 vite ka qenë e llahtarshme. Por më tha dikush që ka klinika jashtë që mund ta rregullojnë. Në Europë ka, por është çështje lekësh”, u shpreh Mimoza Ahmeti.

Poetja u shfaq optimiste për mundësinë e trajtimit të partnerit të saj jashtë vendit, ndërsa shtoi me emocion:

“Jam e gëzuar. Pastaj të shohim kur të shërohet a do jetë më i njëjti.”

Në vijim të bisedës, ajo ndau edhe një moment personal me partnerin, duke treguar se kishte menduar të blinte një shtëpi të vogël nëse do të arrinte të shiste një pikturë me vlerë.

“I thash një herë po shita ndonjë pikturë të shtrenjtë, se ndodh ndonjëherë që bie daci në kos, e i thash të blejmë një shtëpi të vogël. E më tha ai: ‘Pse do ta komplikosh këtë gjë?’… pastaj më tha: ‘Po ku e di se kush jam unë, mbase kam një shtëpi timen’”, rrëfeu ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...