25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Kriset miqësia pas “Big Brother VIP 5”? DJ Gimbo dhe Mateo Borri nuk ndiqen më në Instagram

Në Big Brother VIP Albania, DJ Gimbo dhe Mateo Borri u shfaqën si dy nga banorët që krijuan një raport të afërt dhe një miqësi që dukej se do të vazhdonte edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit të tyre në reality show, ata shpesh shpreheshin se lidhja mes tyre ishte reale dhe se do ta ruanin edhe pas përfundimit të eksperiencës në BBV. Megjithatë, duket se raportet mes ish-banorëve kanë ndryshuar.

Së fundmi është vënë re se DJ Gimbo dhe Mateo Borri nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetin social “Instagram”, duke ngritur dyshime për një krisje të mundshme në miqësinë e tyre.

Jo vetëm kaq, por Mateo nuk ndjek më as Selin Bollati, me të cilën pati momente të afërta gjatë qëndrimit në shtëpi, edhe pse mes tyre nuk munguan debatet dhe përplasjet.

Ndërkohë, Selin Bollati dhe Brikena Selmani vazhdojnë të ndiqen me njëra-tjetrën në Instagram, çka ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e fansave për marrëdhëniet mes ish-banorëve pas përfundimit të spektaklit.

Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për të sqaruar se çfarë ka ndodhur mes tyre, ndërsa ndjekësit po aludojnë për një distancim të mundshëm jashtë kamerave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...