35.8 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

“Na është shkatërruar jeta”/ Motra e 25-vjeçares Xhuana Nikollaj kërkon drejtësi: Autori të përballet me ligjin

Rasti i 25-vjeçares Xhuana Nikollaj vijon të shkaktojë reagime dhe hetime, dy muaj pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik.

Sipas hetimeve paraprake, e reja dyshohet se i dha fund jetës pas një historie të pretenduar dhune nga ish-partneri i saj Eraldo Fizi.

Në një letër publike, motra e saj, Silvana Nikollaj, ka kërkuar drejtësi dhe zbardhje të plotë të rrethanave, duke apeluar ndaj institucioneve për transparencë dhe veprime konkrete.

“Për ne si familje, humbja e Xhuanës është një dhimbje që nuk përshkruhet me fjalë. Po mundohemi të qëndrojmë të fortë, por është shumë e vështirë, sidomos për prindërit tanë, të cilëve u është shkatërruar jeta”, shkruan ajo.

Familja ngre shqetësimin se ende ka shumë paqartësi rreth ngjarjes dhe kërkon që organet e drejtësisë të veprojnë pa vonesë për zbardhjen e plotë të rastit.

“Presim më shumë transparencë, veprime konkrete dhe zbardhjen e së vërtetës. Kërkojmë që Eraldo Fizi të kapet sa më shpejt dhe të përballet me ligjin për dhunën e ushtruar”, thuhet në letrën e saj.

Në fund, familja i bën thirrje institucioneve dhe shoqërisë që rasti të mos harrohet dhe të vijojë vëmendja ndaj tij deri në sqarimin e plotë të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...

U hodh në liqen për t’u freskuar dhe nuk u kthye më! Zhduket bashkëshorti...

0
Një ditë pushimi në liqenin Vico, në rajonin italian të Lazios, është kthyer në një dramë për ministren italiane të Familjes, Eugenia Roccella. Bashkëshorti...

74 orë shpresë mes rrënojave, por fundi ishte tragjik! Futbollisti argjentinas humb gruan dhe...

0
Futbollisti argjentinas Lucas Trejo është në zi të thellë pasi kërkimet 74-orëshe për bashkëshorten e tij, Yana, dhe dy fëmijët e tyre, të zhdukur...

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...