35.8 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

“Fotot në Malësinë e Madhe ndezin rrjetin”/ Adioni dhe Ola pas “Ferma VIP”, takim me familjen dhe dyshimet për hapin e radhës

Romanca mes Adioni dhe Ola duket se ka marrë një kthesë të re edhe jashtë kamerave të “Ferma VIP”, duke rikthyer vëmendjen e publikut dhe komente të shumta në rrjete sociale.

Së fundmi, Adioni ka publikuar në Instagram një seri fotosh ku shfaqet krah Olës në Malësinë e Madhe, vendlindja e familjes së saj. Në imazhe, çifti shfaqet i afërt dhe i buzëqeshur, çka ka shtuar kuriozitetin e ndjekësve për ecurinë e marrëdhënies së tyre.

Vëmendje të veçantë ka marrë edhe një foto bardhezi, ku Adioni shihet duke përqafuar një burrë më të moshuar, që dyshohet të jetë familjar i Olës. Ky detaj ka ndezur menjëherë spekulime në rrjet, me ndjekës që aludojnë se vizita mund të ketë shkuar përtej një takimi miqësor.

Në komente, shumë përdorues kanë ngritur pyetjen nëse bëhet fjalë për një hap më serioz në raportin e tyre, duke përmendur edhe mundësinë e një “njohjeje me familjen”.

Historia e çiftit ishte një nga më të komentuarat gjatë qëndrimit në reality show, sidomos pas kundërshtimeve publike të familjarëve të Olës në atë periudhë. Megjithatë, pamjet e fundit tregojnë një ndryshim të dukshëm në raportet mes tyre.

Jashtë kamerave, duket se marrëdhënia mes dy ish-banoreve po vijon më e qetë, ndërsa postimet e fundit kanë lënë të kuptohet se çifti po e jeton lidhjen pa tensionet e ekranit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...

U hodh në liqen për t’u freskuar dhe nuk u kthye më! Zhduket bashkëshorti...

0
Një ditë pushimi në liqenin Vico, në rajonin italian të Lazios, është kthyer në një dramë për ministren italiane të Familjes, Eugenia Roccella. Bashkëshorti...

74 orë shpresë mes rrënojave, por fundi ishte tragjik! Futbollisti argjentinas humb gruan dhe...

0
Futbollisti argjentinas Lucas Trejo është në zi të thellë pasi kërkimet 74-orëshe për bashkëshorten e tij, Yana, dhe dy fëmijët e tyre, të zhdukur...

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...