26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Ore ku e keni pasaportën europiane?”/ Flamur Noka akuza Ramës në Kuvend: Parlamenti është goditur nga raporti i BE-së

Deputeti i Partia Demokratike, Flamur Noka, ka sulmuar ashpër qeverinë gjatë seancës parlamentare, duke kërkuar llogari për mungesën e kryeministrit Edi Rama në një ditë që opozita e cilësoi të rëndësishme për procesin e integrimit europian.

“Ore ku e keni pasaportën europiane? Ore ku është kryeministri, që nuk vjen në një ditë kaq të rëndësishme”, deklaroi Noka nga foltorja e Kuvendit.

Ai kritikoi mungesën e Ramës dhe të kryenegociatorit për integrimin, duke akuzuar mazhorancën për mungesë transparence dhe përgjegjshmërie ndaj proceseve që lidhen me Bashkimi Europian.

“Nuk vjen kryenegociatori që të raportojë. Ndaj ju lutem që të përpiqeni sadopak. Edhe ky parlament është goditur nga ai raport”, u shpreh deputeti demokrat.

Më tej, Noka i bëri thirrje mazhorancës dhe drejtuesve të Kuvendit që të distancohen nga ajo që ai e quajti “batak politik”.

“Ju përpiquni të dilni nga ai raport. Përpiquni dhe ju zoti kryetar, që të dilni nga ai batak”, deklaroi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...