27 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

“Çohuni, shkoni i vini tritol”/ Artan Tafani rrëfen si u organizua sulmi me eksploziv ndaj biznesit të Noizyt

Artan Tafani ka dhënë dëshmi tronditëse në gjyqin ndaj grupit kriminal të Laert Haxhiu, duke treguar dinamikën e vendosjes së tritolit në biznesin e reperit Noizy.

Sipas Tafanit, gjithçka nisi pas konfliktit mes Kleviol Ahmetajt dhe Noizyt, fillimisht në rrjetet sociale dhe më pas fizikisht në Durrës.

“Ka ndodhur ato ditë një sherr, është zënë Kleviol Ahmetaj me Noizyn. Fillimisht në TikTok, pastaj fizikisht në Durrës janë goditur. Klevioli me Laertin njihen familjarisht, janë shokë. Nuk i erdhi mirë Laertit që e rrahën Kleviolin në atë mënyrë”, deklaroi Tafani.

Ai tregoi se pas konfliktit, familjarët e Kleviolit kishin kontaktuar Laert Haxhiun, ndërsa më pas u mor vendimi për sulmin me tritol.

“Nëna e Kleviolit dhe motra morën në telefon Laertin. Ata pyesnin si e rrahën kështu. Laerti u vu në siklet. ‘Çohuni’, tha, ‘shkoni vijini tritol’. E kishim tritolin në shtëpi që e mbanim, një kile e pak”, u shpreh Tafani.

I penduari i drejtësisë rrëfeu edhe mënyrën si u organizua ngjarja.

“I bashkova unë, i ngjita me ngjitës. Rreth orës 02:30 u nisëm. Ishim me Lulzim Spahinë dhe Laertin. Morëm benzin e zi që kishim marrë te Casa Nova, i hoqëm targat dhe i vumë targat e makinës sime, sepse makina ime ishte në kërkim në atë kohë”, tha ai.

Sipas dëshmisë, pasi mbërritën pranë biznesit të Noizyt, Tafani nuk po gjente hyrjen e lokalit dhe komunikoi sërish me Laert Haxhiun përmes Lulzim Spahisë.

“Lokali i Noizyt ishte në kat të dytë dhe i hapur. S’po gjeja dot shkallët. Kthehem te makina dhe i them që s’po i gjej. Lulzimi komunikoi me Laertin. Pastaj thamë ta vendosnim poshtë, te dera e dyqanit të rrobave. Na thanë vendoseni aty”, deklaroi Tafani.

Ai shtoi se pasi ndezi fitilin, u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

“E ndeza fitilin dhe ika te makina. Pasi ikëm disa metra dëgjuam shpërthimin. I shkruajtëm Laertit që e vumë dhe shpërtheu, pastaj u kthyem në shtëpi”, përfundoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...