25.9 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

“Debati nuk është i plotë pa Ramën dhe kryenegociatoren”/ Jorida Tabaku akuza qeverisë për procesin e integrimit

Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, ka kërkuar praninë e kryeministrit Edi Rama dhe kryenegociatores në seancën plenare ku po diskutohet për integrimin europian dhe raportin e progresit.

Sipas Tabakut, debati për procesin e integrimit nuk mund të konsiderohet i plotë pa praninë e drejtuesve kryesorë të këtij procesi.

“Zoti kryetar, jeni dëshmitar që për herë të parë në këtë legjislaturë po raportohet për integrimin. Kemi kërkuar që ky proces të jetë i hapur dhe kjo nuk ka ndodhur. Debati nuk mund të jetë i plotë nëse Rama dhe kryenegociatorja nuk janë këtu”, deklaroi ajo.

Deputetja demokrate kritikoi edhe përmbajtjen e raportit të paraqitur nga mazhoranca, duke thënë se ai përfshin vetëm ligje dhe vendime të qeverisë, por jo thelbin e reformave që kërkon Bashkimi Europian.

“Për herë të parë, pasi kemi vite që lexojmë raporte, qeveria ka sjellë vetëm ligje. 50 faqe ligje e VKM. Nuk është ky procesi i integrimit, është reforma, vendimet politike të qeverisë, ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale, mbrojtja politike që i bëtë Ballukut dhe Reforma në Drejtësi”, u shpreh Tabaku.

Në fund, ajo theksoi se opozita mund të japë vetëm vullnet politik, por përgjegjësia kryesore për integrimin mbetet te qeveria.

“Opozita mund të shprehë vetëm vullnet politik, por rolin e qeverisë nuk e bëjmë dot”, përfundoi deputetja demokrate.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...