26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Mungesa e Ramës në Parlament tregon dobësi, jo forcë”/ Erald Kapri kërkon praninë e kryeministrit në interpelancë

Deputeti i Partia Mundësia, Erald Kapri, ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në seancën plenare të Kuvendit, ku ishte parashikuar një interpelancë me të.

Nga foltorja e Parlamentit, Kapri u shpreh se prania e kreut të qeverisë është një detyrim kushtetues dhe kritikoi mungesat e vazhdueshme të Ramës në seancat e pyetje-përgjigjeve.

“Prania e Ramës në sallë është detyrim kushtetues. Edhe në Rregullore kemi parashikuar një seancë pyetje-përgjigje me kryeministrin që nuk ka ndodhur kurrë, pasi ai nuk vjen të japë llogari”, deklaroi Kapri.

Ai komentoi edhe procesin e integrimit europian, duke përmendur kriteret e Kopenhagen dhe duke akuzuar Ramën se ka një qasje të ndryshme për anëtarësimin në Bashkimi Europian.

“Nëse në draft-rezolutë thuhet të mbështesim kriteret e Kopenhagenit, Rama mendon ndryshe bashkë me Vuçiçin, pretendon të hyjmë në BE jo me të drejta të plota”, u shpreh deputeti.

Në fund, Kapri theksoi se mungesa e kryeministrit në Kuvend nuk tregon forcë politike, por dobësi.

“Mungesa e tij në Parlament tregon dobësinë e tij, jo forcë”, përfundoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...