24 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Integrimi europian/ Balla: Rezolutë me konsensus në komision, kërkon të ruhet marrëveshja në Kuvend

Kreu i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar në Kuvend se rezoluta për procesin e integrimit europian është miratuar me konsensus të plotë në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme.

Sipas tij, dokumenti është produkt i pesë orësh diskutimesh mes mazhorancës dhe opozitës dhe përfaqëson një nga aktet më të rëndësishme të miratuara ndonjëherë nga ky komision.

Balla sqaroi se debati në seancë lidhet me nenin 103/1 të Rregullores së Kuvendit, i cili parashikon që në përfundim të diskutimeve të miratohet rezoluta përkatëse.

Ai kërkoi që fillimisht të prezantohet dokumenti i dakordësuar në komision dhe më pas të vijojë debati parlamentar mbi të.

Në fjalën e tij, Balla falënderoi edhe përfaqësuesit e opozitës për bashkëpunimin gjatë procesit të diskutimeve dhe bëri thirrje që konsensusi i arritur të ruhet edhe gjatë votimit në seancë plenare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...