25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Të anulohen zgjedhjet në PD”/ Pas Mereme Selës, edhe Evi Kokalari padit procesin për kreun e partisë

Pas Mereme Selës, edhe Evi Kokalari i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një padi, ku kërkon anulimin e zgjedhjeve për kryetarin e Partia Demokratike.

Kokalari pretendon se iu mohua e drejta për të kandiduar në garën për drejtimin e partisë, pasi kërkesa e saj u refuzua nga Komisioni Zgjedhor i PD-së.

Këtë të enjte, ajo depozitoi padi në Gjykatën e Tiranës, ku kërkon pezullimin e menjëhershëm të zgjedhjeve dhe anulimin e vendimeve të marra së fundmi nga strukturat drejtuese të partisë.

Në garën për kreun e Partia Demokratike, disa kandidatë kërkuan të regjistroheshin për të sfiduar Sali Berisha, mes tyre Ervin Salianji, Mereme Sela, Vladimir Mulaj, Alesia Balliu dhe Evi Kokalari.

Megjithatë, të gjitha kandidaturat u refuzuan dhe emri i vetëm në fletën e votimit për zgjedhjet e 23 majit mbetet ai i Sali Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...