22.5 C
Tiranë
Friday, May 15, 2026
spot_img

“Të flasësh për vetëvrasjen nuk e nxit, e parandalon”/ Mesazhi i fortë i psikologes për shëndetin mendor të të rinjve

Rastet e raportuara së fundmi për vetëvrasje dhe tentativa vetëvrasjeje tek të rinjtë kanë rikthyer në fokus rëndësinë e shëndetit mendor dhe nevojën për diskutim më të hapur mbi këtë temë.

Në këtë kontekst, psikologia dhe psikoterapistja psikodinamike Froso Fotinaki ka dhënë një mesazh sensibilizues mbi atë që fshihet pas mendimeve vetëvrasëse, duke theksuar se ky fenomen nuk është vetëm lokal, por prek shumë vende, përfshirë edhe Greqinë.

Sipas saj, vetëvrasja nuk duhet parë si shenjë dobësie, por si pasojë e një dhimbjeje të thellë emocionale dhe ndjenjës së mungesës së rrugëdaljes.

“Njerëzit që mendojnë për vetëvrasje nuk duan domosdoshmërisht të vdesin. Ata duan që dhimbja e tyre të ndalet”, shprehet ajo.

Psikologia thekson se shenjat paralajmëruese shpesh janë të heshtura, si izolimi, ndryshimet e papritura në sjellje apo “lamtumirat” indirekte, të cilat nuk duhen injoruar.

Ajo nënvizon se hapja e diskutimit nuk e nxit fenomenin, por përkundrazi mund të ndihmojë në parandalim, duke i bërë personat në vështirësi të ndihen të dëgjuar dhe të kuptuar.

Sipas saj, dhimbja emocionale nuk duhet minimizuar dhe çdo shenjë duhet trajtuar me seriozitet, mbështetje dhe ndihmë profesionale.

Në mesazhin e saj drejtuar të rinjve, ajo shton:

“Nuk je vetëm. Dhimbja që po ndjen është reale, por ka njerëz që mund të të ndihmojnë. Fol me dikë që i beson, me një mik, familjar apo profesionist të shëndetit mendor. Jeta jote ka vlerë.”

Në fund, ajo kujton rëndësinë e kërkimit të ndihmës dhe rolin e linjave të emergjencës dhe këshillimit si 116 111, 116 117, 127 dhe 112.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Prishtinë: Plagoset “Plaku i Bregut” pak pas lirimit nga burgu, i dyshuar për disa...

0
Harbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaku i Bregut”, ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë,...

Tiranë: Arrestohen dy persona për vjedhje banese, dyshohet se morën 28 mijë euro dhe...

0
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas, të dyshuar për vjedhje në bashkëpunim. Bëhet fjalë për Denis Shkallën dhe bashkëpunëtorin e tij, Martin...

Tragjedi në Greqi: ndërron jetë edhe 17-vjeçarja e dytë pas rënies nga tarraca

0
Një ngjarje e rëndë që ka tronditur opinionin publik në Greqi ka marrë përfundim tragjik, pasi ka ndërruar jetë edhe 17-vjeçarja e dytë që...

“Nuk kam zgjedhur të hesht”/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t flet pas vendimit të Gjykatës së...

0
Gjykata e Lartë ka vendosur që ish-drejtoresha e AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), Mirlinda Karçanaj, të mos jetë më e detyruar të...

“Skandal i rëndë në Zvicër”/ Dyshime për mbi 70 vdekje pacientësh në klinikën kardiologjike...

0
Një hetim i publikuar nga mediat ndërkombëtare ka ngritur akuza serioze ndaj një klinike kardiologjie në Spitalin Universitar të Cyrihut (USZ), ku dyshohet se...