26.5 C
Tiranë
Thursday, May 21, 2026
spot_img

Tragjedi në Librazhd–Prrenjas: 65-vjeçarja humb jetën pasi përplaset nga automjeti në “Urën e Spatharit”

Një aksident me pasojë fatale është regjistruar pasditen e së mërkurës në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, në zonën e njohur si “Ura e Spatharit”, ku një këmbësore ka humbur jetën pas përplasjes me një automjet.

Viktima është identifikuar si shtetasja Heidije Bajrami, rreth 65 vjeçe, e cila është goditur nga një automjet tip “Toyota” që drejtohej nga shtetasi Xheladin Omeri.

Sipas burimeve nga vendngjarja, përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar të moshuarës dëmtime të rënda. Ajo është transportuar me urgjencë drejt spitalit bashkiak të Librazhdit, por ka mbërritur pa shenja jete.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e aksidentit dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar dinamikën dhe shkaqet e përplasjes. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar dhe po merret në pyetje.

Autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 21 Maj 2026

0
♈ Dashi Energjia është e lartë dhe ndihesh më aktiv. Ditë e mirë për kontakte, takime dhe iniciativa të reja. ♉ Demi Fokusohu te stabiliteti dhe çështjet...

Parashikimi I motit, e Enjte, 21 Maj 2026

0
Më 21 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i kthjellët, me kushte tipike të verës së hershme në shumë zona...

Motra rrëfen tragjedinë e Xhuana Nikollit: “E gjetëm pa ndjenja pas telefonatës, kishte lënë...

0
Rasti i Xhuana Nikollit, e cila humbi jetën pas konsumimit të fotoksinës në një apartament me qira në Tiranë, është bërë publik përmes dëshmive...

Tragjedi në New York: Shqiptarja 56-vjeçare humb jetën pasi bie në pusetën e hapur...

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar në New York City, ku një grua ka humbur jetën pasi ra në një pusetë mirëmbajtjeje të hapur në...

Zjarri që shkrumboi tregun e Lushnjës, tre persona shpallen në kërkim si autorë të...

0
Hetimet për zjarrin që përfshiu tregun e fruta-perimeve në Lushnjë kanë çuar në identifikimin e tre shtetasve si autorë të dyshuar të zjarrvënies, të...