21.7 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Alarm i rremë në Britani: Radio lokale shpall gabimisht vdekjen e Mbretit Charles III, kërkon më pas falje publike

Një incident i pazakontë ka shkaktuar reagime në Britani, pasi një radio lokale transmetoi gabimisht lajmin për vdekjen e Mbretit Charles III, duke u detyruar më pas të kërkojë falje publike.

Ngjarja ka ndodhur në radion Radio Caroline, e cila operon në juglindje të Anglisë. Sipas drejtuesve të saj, gabimi është shkaktuar nga një problem teknik në sistemin kompjuterik të studios, që ka aktivizuar aksidentalisht një program të posaçëm emergjent.

Drejtori i radios, Peter Moore, shpjegoi se bëhej fjalë për një defekt në kompjuterin qendror, i cili ka çuar në transmetimin e një njoftimi të parapërgatitur për rastet ekstreme.

“Programi ‘Monarku’, që të gjitha radiot britanike e kanë të gatshëm dhe shpresojnë të mos e përdorin kurrë, u aktivizua gabimisht dhe u transmetua lajmi i rremë për vdekjen e Mbretit”, deklaroi Moore.

Pas incidentit, radioja kërkoi falje publikisht si në transmetim ashtu edhe në rrjetet sociale, duke e cilësuar ngjarjen si një gabim teknik dhe të paqëllimshëm.

Ironikisht, në momentin e transmetimit, Mbreti Charles ndodhej në një vizitë zyrtare në Irlandën e Veriut, duke vijuar agjendën e tij publike.

Monarku 77-vjeçar kishte bërë të ditur në vitin 2024 se po i nënshtrohej trajtimit për një sëmundje onkologjike, çka ka shtuar më herët vëmendjen mediatike rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...