13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 20, 2026
spot_img

“E kam mbyllur Big-un aty brenda” – Armir Shahini flet pas BBV 5 për raportet me ish-banorët dhe jetën jashtë shtëpisë

Këngëtari i grupit të njohur West Side Family, Armir Shahini, ka folur së fundmi për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP Albania 5”, raportet me ish-banorët dhe jetën pas daljes nga formati televiziv.

Ai u shpreh se rrugëtimi brenda shtëpisë ka qenë intensiv dhe me ndikim të madh si në karrierë ashtu edhe në jetën personale, ndërsa theksoi se vëmendja e publikut ka vijuar edhe pas përfundimit të spektaklit.

Shahini tregoi se pas daljes nga reality show është fokusuar në projekte të reja muzikore dhe rikthimin në jetën normale, duke u përshtatur me një realitet krejt tjetër nga ai i izolimit televiziv.

I pyetur për marrëdhëniet me ish-banorët, ai u shpreh se nuk ka pasur kontakte me disa prej tyre, duke theksuar se gjithçka që ka ndodhur brenda shtëpisë e konsideron të mbyllur.

“Jo, asnjëherë. Nuk di gjë. Ku urrej unë?! Unë jam njerëzor, jam babaxhan. Ja Elona më njeh”, tha ai, duke nënvizuar se nuk mban hatërmbetje.

Në vijim, i pyetur nëse do të pranonte të ishte pjesë e një emisioni ku do të përballej me disa ish-banorë, Shahini u shpreh i hapur për çdo diskutim, por theksoi se raportet e BBV i konsideron të përfunduara.

“S’e kam problem. Çdo gjë që ka ndodhur në Big, e kam mbyllur dhe e kam lënë aty”, deklaroi ai.

Sa i përket marrëdhënies me një tjetër ish-banor, Rogertin, këngëtari u shpreh se nuk ka shoqëri të vazhdueshme, por janë takuar rastësisht në disa raste jashtë formatit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Motra rrëfen tragjedinë e Xhuana Nikollit: “E gjetëm pa ndjenja pas telefonatës, kishte lënë...

0
Rasti i Xhuana Nikollit, e cila humbi jetën pas konsumimit të fotoksinës në një apartament me qira në Tiranë, është bërë publik përmes dëshmive...

Tragjedi në New York: Shqiptarja 56-vjeçare humb jetën pasi bie në pusetën e hapur...

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar në New York City, ku një grua ka humbur jetën pasi ra në një pusetë mirëmbajtjeje të hapur në...

Zjarri që shkrumboi tregun e Lushnjës, tre persona shpallen në kërkim si autorë të...

0
Hetimet për zjarrin që përfshiu tregun e fruta-perimeve në Lushnjë kanë çuar në identifikimin e tre shtetasve si autorë të dyshuar të zjarrvënies, të...

Aksidenti tragjik në Thumanë–Laç: arrestohet shoferi 20-vjeçar

0
Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar, Orgest Peca, i dyshuar si autor i aksidentit të rëndë me pasojë vdekje në aksin...

Kontroll në IEVP Vlorë: Gjendet i fshehur celular “iPhone” në dyshek, sekuestrohet menjëherë

0
Gjatë kontrolleve të befasishme në një Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP)Vlorë, është zbuluar një rast i posedimit të sendeve të ndaluara brenda...