Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht një gazetar në lagjen “Skënderbeg”.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Policia e Shtetit, në Komisariatin e Policisë Shkodër, kanë ndaluar shtetasin P. Gj., 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.
Dyshohet se më 18 maj 2026, rreth orës 20:00, në lagjen “Skënderbeg”, ai ka goditur me grushte shtetasin E. D., 46 vjeç, i cili ushtron profesionin e gazetarit, për shkak të detyrës së tij.
Policia bën me dije se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ku do të vijojnë veprimet e mëtejshme ligjore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.






