32 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Vajza e Mimoza Ahmetit e mbron pas debatit në “Ferma VIP”: “Ka sakrifikuar gjithçka për ne”

Pjesëmarrja e shkrimtares dhe artistes Mimoza Ahmeti në formatin televiziv “Ferma VIP” ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku një pjesë e publikut ka komentuar sjelljen dhe dinamikat e saj brenda spektaklit.

Në këtë klimë debatesh, ka reaguar publikisht vajza e saj, Luka, e cila ka dalë në mbrojtje të nënës përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale, duke zbuluar një anë tjetër të jetës së artistes jashtë kamerave.

Ajo ka theksuar se Mimoza Ahmeti ka qenë gjithmonë një nënë e përkushtuar, e cila ka bërë sakrifica të mëdha për fëmijët e saj, përfshirë edhe qëndrimin në një marrëdhënie të vështirë për shumë vite vetëm për hir të familjes.

“Për të gjithë kuriozët: Mimo ka qenë mama ideale. Ka sakrifikuar për ne çdo gjë… nuk ka marrë dashurinë që meritonte në martesë dhe ka qëndruar 20 vite vetëm për ne,” ka shkruar Luka ndër të tjera.

Në reagimin e saj, ajo ka sqaruar gjithashtu edhe sjelljen e Mimozës në ekran, duke theksuar se ajo është pjesë e një formati televiziv dhe se nuk pasqyron karakterin e saj real.

“Për të gjithë ata që mendojnë se Mimo e ka mendjen te çunat, duhet të kuptoni që ajo po bën show dhe nuk është fare karakter i përdalë,” ka shtuar ajo.

Ky reagim vjen si një kundërpërgjigje ndaj kritikave në rrjet, duke synuar të rikthejë vëmendjen tek figura familjare dhe personale e artistes, përtej imazhit të krijuar në ekran.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...