33.9 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Sekuestrohen 500 mijë euro të fshehura në minibus që udhëtonte drejt Tiranës

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar një shumë prej 500 mijë eurosh në pikën kufitare të Tabanocit, të fshehura në një minibus që kishte destinacion Tiranën.

Sipas autoriteteve, drejtuesi i automjetit është një shtetas shqiptar me iniciale XH.G., ndaj të cilit është nisur procedurë penale për transport të paligjshëm parash dhe dyshime për pastrim parash. Paratë dhe mjeti janë sekuestruar si prova materiale.

Minibusi transportonte shtatë pasagjerë në momentin e ndalimit, ndërsa gjatë kontrollit u zbulua një hapësirë e modifikuar posaçërisht ku ishin fshehur shumat e parave, të ndara në 14 qese.

Drejtori i Doganës së Maqedonisë së Veriut, Boban Nikollovski, e ka cilësuar operacionin si një nga sekuestrimet më të mëdha të parave cash në historinë e institucionit.

“Ky është sekuestrimi më i madh i parave cash në historinë e doganave tona. Përpjekja u parandalua falë një operacioni të mirëfilltë të Departamentit Operativ në hyrje të pikës kufitare,” deklaroi Nikollovski.

Autoritetet kanë nisur hetime të thelluara për të zbuluar origjinën e shumës së sekuestruar dhe për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë rast.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...