26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Karçanaj në SPAK për masën “detyrim paraqitje” – hesht para mediave pas daljes nga Prokuroria e Posaçme

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Sipas burimeve, Karçanaj është paraqitur e shoqëruar nga avokatja e saj, ndërsa masa ndaj saj është zbutur më herët nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”, pas vendimeve gjyqësore të fundit.

Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, ajo nuk ka pranuar të japë deklarata për mediat, pavarësisht interesit të gazetarëve, ndërsa avokatja e saj është shprehur se do të flasë në një moment tjetër.

Karçanaj po hetohet në lidhje me procedura tenderimi në AKSHI, ndërsa në dosje janë përmendur pretendime për parregullsi në prokurime dhe ndikim në proceset e tenderëve publikë. Ajo i ka hedhur më herët poshtë akuzat gjatë një interviste televizive.

Hetimet e SPAK vijojnë, ndërsa çështja mbetet në fazë hetimore dhe nën vlerësim gjyqësor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...