15.5 C
Tiranë
Wednesday, May 20, 2026
spot_img

Operacioni “Cleaning 4” në Kavajë: 9 të arrestuar dhe 3 në kërkim për shitje droge pranë shkollave

Në kuadër të një operacioni të gjerë antidrogë, Policia e Shtetit ka finalizuar aksionin e koduar “Cleaning 4”, duke goditur një grup të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në afërsi të shkollave në qytetin e Kavajës.

Si rezultat i hetimeve disa mujore, janë arrestuar 9 persona të moshës 20 deri në 48 vjeç, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas autoriteteve, të gjithë të arrestuarit janë banues në Kavajë dhe dyshohet se vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike të dyshuara kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza gati për shitje, si dhe disa celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.

Policia bën me dije se veprimtaria e grupit ishte e përqendruar në shpërndarjen e drogës pranë institucioneve arsimore, duke rritur rrezikun për të rinjtë në zonë.

Ndaj të dyshuarve rëndon akuza për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

Policia vijon punën për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrjetit të dyshuar kriminal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Motra rrëfen tragjedinë e Xhuana Nikollit: “E gjetëm pa ndjenja pas telefonatës, kishte lënë...

0
Rasti i Xhuana Nikollit, e cila humbi jetën pas konsumimit të fotoksinës në një apartament me qira në Tiranë, është bërë publik përmes dëshmive...

Tragjedi në New York: Shqiptarja 56-vjeçare humb jetën pasi bie në pusetën e hapur...

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar në New York City, ku një grua ka humbur jetën pasi ra në një pusetë mirëmbajtjeje të hapur në...

Zjarri që shkrumboi tregun e Lushnjës, tre persona shpallen në kërkim si autorë të...

0
Hetimet për zjarrin që përfshiu tregun e fruta-perimeve në Lushnjë kanë çuar në identifikimin e tre shtetasve si autorë të dyshuar të zjarrvënies, të...

Aksidenti tragjik në Thumanë–Laç: arrestohet shoferi 20-vjeçar

0
Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar, Orgest Peca, i dyshuar si autor i aksidentit të rëndë me pasojë vdekje në aksin...

Kontroll në IEVP Vlorë: Gjendet i fshehur celular “iPhone” në dyshek, sekuestrohet menjëherë

0
Gjatë kontrolleve të befasishme në një Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP)Vlorë, është zbuluar një rast i posedimit të sendeve të ndaluara brenda...