27.1 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Tragjedi në New York: Shqiptarja 56-vjeçare humb jetën pasi bie në pusetën e hapur në Fifth Avenue

Një ngjarje tragjike është regjistruar në New York City, ku një grua ka humbur jetën pasi ra në një pusetë mirëmbajtjeje të hapur në zonën e Fifth Avenue në Manhattan.

Sipas policisë amerikane, efektivët iu përgjigjën një telefonate emergjente pak para mesnatës së të hënës dhe gjetën gruan pa ndjenja në fund të pusetës, rreth tre metra të thellë. Ajo u transportua menjëherë në spital, por mjekët konfirmuan vdekjen e saj.

Viktima është identifikuar si Donika Gocaj, 56 vjeçe, me origjinë shqiptare dhe banuese në Briarcliff Manor, New York.

Një dëshmitar në vendngjarje ka deklaruar se ka dëgjuar të bërtitura nga pusetë, ndërsa viktima thuhet se ka thënë “po vdes”, para se të humbte ndjenjat.

Kompania energjetike Con Edison bëri të ditur se, sipas pamjeve të sigurisë, kapaku i pusetës dyshohet se ishte zhvendosur nga një automjet i rëndë pak minuta para incidentit.

Sipas kompanisë, raste të tilla janë të rralla, por kapakët e pusetave mund të lëvizen nga mjete të rënda, duke krijuar situata të rrezikshme në rrugë.

Familjarët e viktimës kanë shprehur tronditjen e tyre dhe po kërkojnë sqarime për rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike që ndodhi në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...