26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Zjarri që shkrumboi tregun e Lushnjës, tre persona shpallen në kërkim si autorë të dyshuar të zjarrvënies

Hetimet për zjarrin që përfshiu tregun e fruta-perimeve në Lushnjë kanë çuar në identifikimin e tre shtetasve si autorë të dyshuar të zjarrvënies, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se grupi hetimor po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre, ndërsa hetimet janë përqendruar në analizën e kamerave të sigurisë në zonë.

Sipas të dhënave paraprake, tre personat janë afruar në pjesën e pasme të tregut dhe kanë hyrë në ambientet e brendshme pak para se të shpërthente zjarri. Pamjet e jashtme kanë regjistruar fillimisht tym dhe më pas përhapjen e flakëve, vetëm pak minuta pas hyrjes së tyre në zonë.

Megjithatë, për shkak të strukturës së tezgave dhe tendave të vendosura nga tregtarët, kamerat nuk kanë mundur të dokumentojnë momentin e saktë të zjarrvënies.

Zjarri ka shkatërruar pothuajse të gjithë strukturën e tregut dhe mallrat e të paktën 25 tregtarëve, ndërsa në total aty ushtrojnë aktivitet rreth 150 tregtarë.

Ndërkohë, Bashkia e Lushnjës po përgatit një projektvendim për kompensimin e dëmeve, i cili pritet të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak, ndërsa tregtarët kanë zhvendosur aktivitetin e tyre përkohësisht në zonat përreth tregut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...