Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të shpallë të pafajshëm Sali Berishën, Flamur Nokën, Edi Palokën dhe Luciano Boçin, të cilët ishin paditur për veprën penale të shpifjes nga avokatja Valentina Teodorescu.
Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, padia ishte depozituar më 26 qershor 2025, ku të akuzuarit ngarkoheshin me “shpifje të kryer botërisht”, bazuar në nenin 120 të Kodit Penal.
Pas shqyrtimit të çështjes, trupa gjykuese vendosi deklarimin e pafajshëm të të gjithë të pandehurve, duke rrëzuar pretendimet e paditëses.
Gjykata gjithashtu vendosi që shpenzimet gjyqësore të mbeten siç janë kryer, ndërsa palët kanë të drejtë ankimi në Gjykatën e Apelit të Posaçëm brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.






