25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Anne Hathaway habit Hollywood-in: “Analizoj çdo detaj të skenarit, regjisorët tremben”

Anne Hathaway ka zbuluar se mënyra e saj tepër e thelluar e përgatitjes për rolet shpesh i vë në siklet regjisorët me të cilët bashkëpunon në Hollywood.

Aktorja fituese e çmimit Oscar foli për qasjen e saj profesionale gjatë një interviste në podcastin “The A24 Podcast”, së bashku me regjisorin David Lowery, ku ndau detaje nga procesi i punës para xhirimeve.

“Një nga gjërat që përpiqem t’u shpjegoj regjisorëve që nuk më njohin është se gjatë fazës së përgatitjes unë analizoj gjithçka,” u shpreh Hathaway.

Ajo tha se nuk lë asnjë detaj pa shqyrtuar, duke bërë pyetje për çdo pjesë të skenarit dhe madje edhe për replikat që i duken më të rëndësishme. Sipas saj, kjo fazë intensive shpesh ka krijuar tension ose pasiguri te disa regjisorë.

Megjithatë, aktorja sqaroi se kjo sjellje ndryshon sapo nisin xhirimet. “Kur jemi në set, dua të jem krahu i djathtë i regjisorit. Dua të ekzekutoj vizionin e tij dhe të di saktësisht çfarë po bëjmë dhe pse,” tha ajo.

Regjisori David Lowery konfirmoi se gjatë punës për filmin “Mother Mary”, ata diskutonin në detaje çdo rresht të skenarit.

Filmi, ku Hathaway luan një yll të muzikës pop, nuk pati sukses në arkëtime, duke gjeneruar rreth 3 milionë dollarë nga një buxhet prej 20 milionë dollarësh. Ndërkohë, ajo po korr sukses me “The Devil Wears Prada 2”, që ka kaluar mbi 548 milionë dollarë në box office global.

Aktorja pritet të shfaqet edhe në projektin e ri të Christopher Nolan, “The Odyssey”, ku interpreton Penelope, bashkëshorten e Odiseut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...