26.3 C
Tiranë
Saturday, July 11, 2026

Netanyahu kritikon ministrin e Sigurisë pas pamjeve të aktivistëve të ndaluar: “Nuk përfaqësojnë vlerat e Izraelit”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar ashpër ministrin e Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, pas publikimit të pamjeve ku aktivistë të ndaluar nga Flota Globale Sumud shfaqen të gjunjëzuar dhe të prangosur.

Në video, Ben-Gvir shihet duke iu drejtuar të paraburgosurve dhe duke valëvitur një flamur izraelit, ndërsa ata mbahen me duar të lidhura pas shpine. “Mirë se vini në Izrael, ne jemi pronarët e tokës”, dëgjohet të thotë ai.

Në reagimin e tij, Netanyahu theksoi se Izraeli ka “çdo të drejtë” të ndalojë flotiljet që sipas tij kanë lidhje me mbështetës të Hamasit, por shtoi se mënyra e trajtimit të aktivistëve nuk është në përputhje me standardet dhe vlerat e vendit.

“Veprimet e fundit nuk përfaqësojnë vlerat dhe normat e Shtetit të Izraelit”, u shpreh kryeministri.

Pamjet kanë shkaktuar reagime të forta dhe kritika të gjera, përfshirë edhe brenda vetë qeverisë izraelite.

Ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar e ka kritikuar gjithashtu Ben-Gvir, duke deklaruar se ai “i ka shkaktuar dëm të qëllimshëm shtetit me këtë shfaqje të turpshme”, duke shtuar: “Jo, ju nuk jeni fytyra e Izraelit”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...