20.2 C
Tiranë
Saturday, July 11, 2026

Zhupa në interpelancë: “Po i dhuroni pasurinë publike privatit”; Kumbaro: Projekti me AADF, modernizim i sistemit arsimor

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka zhvilluar sot një interpelancë në Kuvend me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, ku ka ngritur akuza për mënyrën e funksionimit të Agjencisë së Shërbimeve Arsimore dhe përfshirjen e aktorëve privatë në sistemin arsimor.

Gjatë fjalës së saj, Zhupa deklaroi se institucionet publike po kalojnë në administrim të privatit dhe se, sipas saj, po cenohet interesi publik.

“Po i dhuroni pasurinë publike shqiptarëve. Është detyrë kushtetuese e juaja si ministre,” u shpreh Zhupa, duke shtuar se vendimet e fundit favorizojnë një fondacion të huaj në menaxhimin e proceseve arsimore dhe testeve ndërkombëtare.

Ajo kritikoi gjithashtu përfshirjen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), duke pretenduar se ai po merr rol në disa sektorë të arsimit dhe administrimit publik, përfshirë edhe procese të lidhura me testimet dhe licencimet.

Zhupa akuzoi ministren se po krijohet një precedent ku, sipas saj, funksione shtetërore po kalojnë te struktura joqeveritare, ndërsa ngriti pyetjen se pse nuk po ndiqen modele të ngjashme me vendet e Bashkimit Europian.

Nga ana tjetër, ministrja Mirela Kumbaro mbrojti projektin, duke theksuar se bashkëpunimi me AADF synon modernizimin e sistemit arsimor dhe rritjen e standardeve të shërbimeve publike.

Sipas saj, përfshirja e partnerëve ndërkombëtarë synon përmirësimin e proceseve ekzistuese dhe jo privatizimin e sistemit arsimor, ndërsa projektet në fjalë financohen dhe monitorohen në kuadër të marrëveshjeve të posaçme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...