20.5 C
Tiranë
Sunday, May 24, 2026
spot_img

“E vrava pas sherrit”, 30-vjeçari vret babanë me kaçavidë dhe stol në Selanik, policia zbulon detaje tronditëse

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Selanik të Greqisë, ku një 67-vjeçar është vrarë nga djali i tij 30 vjeç, pas një konflikti të ashpër në banesën e familjes.

Sipas autoriteteve, 30-vjeçari dyshohet se e ka goditur të atin me kaçavidë dhe stol, duke i shkaktuar plagë fatale. Ai është arrestuar nga policia dhe ndaj tij është ngritur procedurë penale për vrasje, dhunë në familje dhe shkelje të ligjit për substancat narkotike.

“67-vjeçari është gjetur i pajetë brenda banesës, me plagë që, sipas hetimeve, janë shkaktuar nga djali i tij”, bëjnë me dije autoritetet greke.

Në vendngjarje janë sekuestruar një thikë dhe një kaçavidë, të cilat do të ekzaminohen në laborator, si dhe dy kuti me tableta narkotike pa recetë mjekësore.

Ngjarja është zbardhur pasi motra e 30-vjeçarit shkoi në banesën e familjes për të kërkuar të atin, ku e gjeti të pajetë në katin e poshtëm dhe më pas vëllanë duke fjetur në dhomën e tij.

“Kur i tha se babai kishte vdekur, ai dyshohet se pranoi se e kishte vrarë pas një sherri”, raportojnë autoritetet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Netanyahu: ‘Çdo marrëveshje duhet të eliminojë rrezikun bërthamor’ | Dakordësi me Trump për Iranin

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se ai dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë rënë dakord që çdo marrëveshje përfundimtare me Iranin duhet të...

Drejtoresha e JPMorgan Chase, Hajdini: Po përballem me shpifje dhe sulme online pas padisë...

0
Drejtoresha ekzekutive e JPMorgan Chase, Lorna Hajdini, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të ish-bankierit Chirayu Rana, duke i cilësuar ato si tërësisht të fabrikuara...

‘Marrëveshja nuk nënshkruhet sot’ | Zyrtari i Trump: Ka përparim në bisedimet me Iranin,...

0
Një zyrtar i lartë në administratën Trump i thotë partnerit tonë amerikan NBC News: “Marrëveshja me Iranin nuk do të nënshkruhet sot, por ka...

‘Duam fqinjë, jo turistë’ Mijëra qytetarë në Madrid kundër rritjes së qirave dhe çmimeve...

0
Mijëra qytetarë u mblodhën në qendër të Madridit për të protestuar ndaj rritjes së vazhdueshme të çmimeve të banesave dhe qirave, një problem që...

Kurti: ‘Po detyrojnë një milion qytetarë të shkojnë sërish në kutitë e votimit’

0
“Presidenti në qendër të krizës politike në Kosovë – | Hamza: ‘Ai po kërkon nënshtrim, jo bashkëpunim’ | Osmani: ‘Rrugët e mbyllura nga...