25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“E vrava pas sherrit”, 30-vjeçari vret babanë me kaçavidë dhe stol në Selanik, policia zbulon detaje tronditëse

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Selanik të Greqisë, ku një 67-vjeçar është vrarë nga djali i tij 30 vjeç, pas një konflikti të ashpër në banesën e familjes.

Sipas autoriteteve, 30-vjeçari dyshohet se e ka goditur të atin me kaçavidë dhe stol, duke i shkaktuar plagë fatale. Ai është arrestuar nga policia dhe ndaj tij është ngritur procedurë penale për vrasje, dhunë në familje dhe shkelje të ligjit për substancat narkotike.

“67-vjeçari është gjetur i pajetë brenda banesës, me plagë që, sipas hetimeve, janë shkaktuar nga djali i tij”, bëjnë me dije autoritetet greke.

Në vendngjarje janë sekuestruar një thikë dhe një kaçavidë, të cilat do të ekzaminohen në laborator, si dhe dy kuti me tableta narkotike pa recetë mjekësore.

Ngjarja është zbardhur pasi motra e 30-vjeçarit shkoi në banesën e familjes për të kërkuar të atin, ku e gjeti të pajetë në katin e poshtëm dhe më pas vëllanë duke fjetur në dhomën e tij.

“Kur i tha se babai kishte vdekur, ai dyshohet se pranoi se e kishte vrarë pas një sherri”, raportojnë autoritetet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...